Të paktën 20 vatra zjarri kanë shpërthyer brenda një ore në fushat e korrura të grurit dhe nëpër kanalet e tokave bujqësore të Tërbufit.
Bëhet me dije se një makinë dhe dhjetëra hektarë tokë bujqësore janë djegur.
Në pamjet e siguruara nga MCN TV duket një kamionçinë e djegur në mes të tokave në fshatin e quajtur Zham Fshat.
Mësohet se pronari i mjetit kishte shkuar të mblidhte dengjet e kashtës dhe si rezultat i zjarrit u dogjën jo vetëm ngarkesat me bar të thatë, por edhe automjeti.
Policia është duke hetuar për autorët e ndezjes së zjarreve dhe të paktën 10 persona janë të dyshuar. Janë djegur 50 hektarë tokë me drithëra dhe 10 hektarë pemë frutore dhe agrume.



