
Një person është gjetur i pajetë në fshatin Grapsh të Devollit. Nga hetimet paraprake, dyshimet e policisë janë se trupi mund t’i përkasë një emigranti të paligjshëm.
Nga këqyrja paraprake e trupit, policia thotë se ai nuk ka shenja dhune. Dyshohet se shtetasi ende i paidentifikuar të ketë vdekur aksidentalisht.
Njoftimi i policisë
Më datë 25.01.2021, rreth orës 10:20, në fshatin Grapsh, Devoll, në një përrua, është gjetur pa shenja jete nga banorët e zonës, një shtetas ende i paidentifikuar, i cili nga të dhënat e para dyshohet se mund të jetë emigrant i paligjshëm. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë gjetur vdekjen për shkaqe aksidentale.
Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Grupi hetimor, po punon për të identifikuar viktimën si dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.



