
Një mësues ka ndërruar jetë në zonën e Maliqit, pasi dyshohet se ka pësuar infarkt.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në fshatin Marjan, ku mësuesi me iniciale A.B., banues në rrethin e Devollit dhe i punësuar në shkollën e fshatit, është gjetur i pajetë në rrugë.
Dyshohet se pas përfundimit të procesit mësimor, teksa po shkonte drejt automjetit të tij, ai ka pësuar një atak në zemër, duke humbur jetën në vend.
Trupi i pajetë pritet të transportohet drejt morgut të spitalit të Korçës, proces që është vonuar për shkak të distancës dhe kushteve të vështira infrastrukturore në zonë.
Ndërkohë, policia po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



