Greva e naftëtarëve, Federata Botërore e Sindikatave: Kompanitë marrin fitimet, punëtorët shpërblehen me rroga urie

Greva e naftëtarëve, Federata Botërore e Sindikatave: Kompanitë marrin fitimet, punëtorët shpërblehen me rroga urie

Në ditën e shtatë të grevës së urisë, gjendja e nanftëtarëve është e rëndë. Ndërkohë që nuk ka ende një reagim institucional mbi kërkesat e naftëtarëve, të cilët kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura si dhe rifillimin e punës në uzinë. Atyre u është bashkuar sot me një letër solidariteti Federata Botërore e Sindikatave. Në letër kërkohet likujdimi i pagesave të prapambetura dhe përmirësimi i kushteve të punës. Letra thekson se ndërsa me punën e naftëtarëve sigurohen fitime të mëdha për ndërmarrjet private, punëtorët keqpaguhen dhe jetojnë pa energji.

Federata Botërore e Sindikatave (WTFU) e cila përfaqëson 105 milionë punëtorë në 132 shtete të botës shpreh solidaritetin e saj ndërkombëtar ndaj naftëtarëve të Ballshit të cilët po protestojnë për të kërkuar pagat e papaguara që detyrohet kompania e rafinerisë si dhe kontrata kolektive të punës me rritje të pagave.

Naftëtarët e Ballshit me punën e tyre  prodhojnë fitime të mëdha për ndërmarrjet private që administrojnë naftën e vendit, ndërsa punëtorët dhe populli i Shqipërisë shpërblehen me rroga urie jetojnë në varfëri energjie. Miliona anëtarë dhe miq të WTFU në të gjithë botën mbështesim kërkesat e drejta të naftëtarëve në rafinerinë e Ballshit dhe kërkojmë pagesën e menjëhershme të pagave të prapambetura të tyre dhe përmirësimin e kushteve të vështira që ata hasin në vendin e punës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy