Aksident në aksin Fushë Krujë-Tiranë/ 4 të plagosur rëndë

Aksident në aksin Fushë Krujë-Tiranë/ 4 të plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë.

Deri tani raportohet për 4 të plagosur.

Në aksident janë përfshirë një autoambulancë e Peshkopisë dhe dy autovetura, një mjet tip ‘Volksvagen’ me targë AA748IU dhe një mjet tjetër me targë AA200AP.

Shkaktar i aksidentit sipas informacioneve të para është ndërprerja në mënyrë të gabuar e rrugës nga ana e ‘Volkswageni’ dhe shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte autoambulanca.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku raportohet se janë në gjendje të rëndë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy