Emri/ Transportonte emigrantë kundrejt fitimit, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë

Emri/ Transportonte emigrantë kundrejt fitimit, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë

Një 19-vjeçar në Sarandë është kapur në flagrancë, pasi po transportonte 4 emigrantë në mënyrë të paligjshme.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX-it dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë konstatuar një rast tjetër të kësaj veprimtarie.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi Kajtaz Braho, 19 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ky shtetas u kap në flagrancë, në aksin rrugor “Çukë-Dritas”, duke transportuar me automjet, kundrejt përfitimit, 4 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy