Në kërkim për disa vepra penale, ekstradohet nga Gjermania ish-truproja i Saimir Tahirit

Në kërkim për disa vepra penale, ekstradohet nga Gjermania ish-truproja i Saimir Tahirit

Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për disa vepra penale, është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri. Policia e Shtetit bën të ditur se i ekstraduari është shtetasi me inicialet H. M., i arrestuar nga autoritetet policore në Gjermani, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Sipas burimeve, i ekstraduari mësohet se është ish-truproja i  ish-ministrit të Brendshëm,Saimir Tahiri.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në kuadër të operacionit “Shpirti”, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafik narkotikësh”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy