Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në aksin Korçë-Polenë, përkatësisht tek ura e fshatit Polenë.
Sipas raporton korrespondentja e MCN nga Korça, mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor që ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Korçë/Informacion paraprak Rreth orës 19:30, në aksin dytësor "Ravonik-Qatrom", automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin Sokol Çita, 37 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin Bujar Rika, 60 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.



