U kap me 4 mina me telekomandë në makinë, lihet në burg 51-vjeçari nga Lezha

U kap me 4 mina me telekomandë në makinë, lihet në burg 51-vjeçari nga Lezha

Gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për 51-vjeçarin Petrit Ndoji i arrestuar ditën e martë në mbrëmje si rjedhojë e operacionit "knock out 3".  

Ky shtetas u kap nga shërbimet e polcisë pasi nga qyteti i Lezhës në Vlorë udhëtonte me 4 mina me telekomandë gati për shitje. Mina të cilat do të shiteshin në Vlorë për shifrën e 10 mijë eurove.

Avokati mbrojtës ka kërkuar masë më të lehtë sigurie "arrest shtëpie" nën pretendimin se 51 vjeçari ka kryer vetëm transportin e minave dhe nuk ka patur për qëllim ti shiste ato, ndërsa prokurori Anton Pali ka kërkuar "arrest me burg".

Drejtuesja e kësaj seance, Lirza Sinollari ka pranuar kërkesën e prokurorisë, e cila ka paraqitur prova të pakundërshtueshme të arrestimit të 51- vjeçarit në flagrancë, në momentin që ky i fundit do të futej në qytet për të shitur minat.

Sipas gjyqtares së çështjes, hetimi është bazuar edhe në përgjigje telefonike dhe dëshmi të cilat tregojnë se 51 vjeçari i ka montuar minat, ka krijuar edhe lidhjet për ti shitur ato në Vlorë, duke i transportuar vetë këto të fundit.

Petrit Ndoji u arrestua të martën në mbrëmje në rrugën "Gjergj Araniti" teksa policia në lidhje me këtë ngjarje vijon hetimet për të zbuluar porositësit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy