Ilaçet kundra dhimbjeve (qetësuesit) që merren pa recetë, si psh. ibuprofeni, paracetamoli, apo naproxen, janë të sigurta në shumicën e rasteve. Kjo është dhe një nder arsyet përse jepen pa recetë për trajtimin e dhimbjeve të kokës, muskujve etj. Por përdorimi i tyre i shpeshtë, dhe i zgjatur në kohë, paraqet rreziqe për zemrën, veshkat, kockat dhe madje edhe dëgjimin.
Studime të shumta po provojnë rreziqet që vijnë nga përdorimi konsistent gjatë apo përpara stërvitjeve muskulare për të trajtuar pikërisht dhimbjet e tyre apo të kyçeve. Tashmë edhe mjekët po mësojnë që të bazohesh në këto ilaçe mund të paraqesë rreziqe suprizuese dhe serioze për shëndetin.
Rreziku kryesor është ai i zemrës. Studime kanë gjetur se doza të larta të këtyre ilaçeve rrisin rrezikun e atakeve në zemër si dhe të tjerë probleme të zemrës me 33%; ibuprofeni në veçanti, i njohur në tregun shqiptar me emrin Rapidol S, e dyfishon rrezikun e një problemi madhor në zemër. Një studim ku janë përfshirë 10 milionë njerëz, ka gjetur se ata që marrin të tillë ilaçe kanë një rritje me 19% të rrezikut për të përfundur në spital si shkak i një insufiçence të zemrës. Kjo ka qenë dhe një nder arsyet që shtynë entin amerikan të ilaçeve (FDA) për të paralajmëruar për këto rreziqe në vitin 2015.
Por zemra nuk është i vetmi organ në rrezik. Tjetër rrezik është shpërthimi i enëve të gjakut që gjenden në zorrët e njeriut. Një tjetër studim me 55000 gra ka gjetur se personat që përdorin rregullisht këto mjekime gjatë një periudhe 6-vjeçare kanë 10% më shumë rrezik të zhvillojnë humbje të degjimit. "Njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm për këto rreziqe", u shpreh drejtuesi i këtij studimi, dr. Gary Curhan i Brigham and Women’s Hospital.
Problemi i paracetamol dhe ibuprofen qëndron te fakti qe nuk duhet recetë për t'i blerë dhe çdo farmaci i ofron. Kjo krijon përshtypjen që këto mjekime nuk paraqesin asnjë rrezik tek njerëzit.
Rreziqet duket se shtohen për ata njerëz të cilët përdorin paracetamol dhe ibuprofen përpara apo gjatë stërvitjeve muskulare. Një studim i publikuar në 2016 gjeti se në këto raste shtohet rreziku i thyerjes së kockave. Saija Kontulainen, profesor i kinesiologjisë pranë Universitetit të Saskatchewan në Kanada, realizuan një studim me 90 pacientë të moshuar me një skemë rastësore të stërvitjes dhe të cilëve iu dha ibuprofen (Rapidol S) apo placebo menjëherë para stërvitjes. Dr. Kontulainen skanoi në vijim kockat dhe muskujt e pacientëve. Rezultati ishte surprizues: pacientët të cilët morën ibuprofen (Rapidol S) menjëherë para stërvitjes rezultuan me humbje të kockave (osteoporosis) më shumë se ata që nuk kishin marrë këto ilaçe.
Kontulainen thotë se ilaçi operon duke ulur inflamacionin dhe kjo ndihmon kockën nga thyerja aksidentale. Por në të njëjtën kohë ibuprofeni (Rapidol S) gjithashtu ndikon një grup elementësh kimikë të quajtur prostaglandina, të cilët ndihmojnë në krijimin e kockave.
Stërvitja muskulare me ngritje peshash nxit prodhimin e prostaglandinës, dhe kur trupi ka mbaruar fazën e rritjes së kockave kjo ndihmon në mbrojtjen nga humbja e kockës (osteoporosis). Qetësuesit nga ana tjetër frenojnë lëshimin në organizëm të prostaglandinës, çka sjell jo vetëm eliminimin e përfitimeve të stervitjes por dhe efektin e kundërt.
Burimi: Time.com



