Policia e Elbasanit ka arrestuar një 41-vjeçar me iniciale K. N pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 22-vjeçare në banesën e saj.
Në njoftimin e policisë thuhet: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan shtetasin K. N., 41 vjeç, banues në Elbasan, pasi në këtë Komisariat, ka kallëzuar një shtetase 22 vjeçe, se shtetasi K. N. (fqinj), e ka ngacmuar seksualisht, në banesën e saj.



