Një sasi e madhe droge është sekuestruar dje në fshatin Derven të Krujës. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth 1 ton drogë është sekuestruar pas një hetimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Lënda narkotike është kapur në procesin e tharjes.
Në kuadër të operacionit janë shoqëruar 10 persona dhe janë sekuestruar 2 automatikë dhe 2 pistoleta.



