
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për deputetin e Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, i cili është marrë i pandehur, për akuzën e shkeljes pabarazisë në tenderë lidhur me procedurat për rikonstruksionin e 4 komisariateve në vend, në kohën kur ai ishte sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.
Gazetari Xhevahir Zhabina, thotë në “MCN lajme”, se SPAK ka arritur të vërtetojë komunikimin mes fituesit te tenderit Gjon Radovanit dhe Ndrecës porse nuk ka fakte për përfshirjen e Sandër Lleshaj, në kohën kur drejtonte Ministrinë e Brendshme.
Ndreca akuzohet për katër procedura tenderimi që kanë të bëjnë me rikonstruksionin e katër komisariateve, ka qenë Komisariati i Vlorë, Mirditës, Pogradecit dhe Komisariati nr.4 në Tiranë.
Mbi z.Ndreca është ngritur akuza e shkeljes së barazinë në tenderë, duke paracaktuar ose duke mbështetur ndihme bashkimit të kompanisë që ka fituar tenderin.
Deri tani SPAK nuk është fokusuar s e saka qenë pjesa e korrupsionit sesa nga hetim i KLSH-së që ka qene audit në Ministrinë e Brendshme, kjo e fundit ka nxjerrë konkluzion se ka pasur rritje çmimi të tenderit gjatë kësaj periudhës.
Ndreca ka qenë në detyrën e sekretarit të Ministrisë së Brendshme, dhe Prokuroria ka dyshime s e mes tij dhe Gjon Radovanit që kishte në pronësi kompanitë e tenderimit ka pasur komunikime mes tyre duke përmendur edhe ministrin Lleshaj, por deri në këto momente kemi vetëm ngritjen e hetimit për z,Ndreca por duke qenë se SPAK nuk ka mundur te faktojë se ai gjendet fajtor, duke qene se kompetencat i janë deleguar Ndrecës si sekretar në MB.
Por deri me tani Prokuroria nuk ka mundur të faktojë përfshirjen e Lleshaj.
Gjon Radovani i cili ka qene ish-zv ministër i Zhvillimit urban në qeverinë Rama, është bërë pronar i firme që ka fituar tenderin është bërë një jave përpara se të bëhej tenderi dhe Prokuroria e Posaçme dyshon se është diçka e paracaktuar.



