Vlorë, i paraburgosuri mbërrin pa shenja jete në spital

Vlorë, i paraburgosuri mbërrin pa shenja jete në spital

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital gjatë mbrëmjes së të mërkurës.

 

Mësohet se viktima rreth 54 vjeç, është ndjerë keq brenda ambienteve të paraburgimit. Menjëherë është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, por ka mbërritur pa shenja jete.

 

Rrethanat e ngjarjes dhe shkaku i vdekjes mbeten ende të paqarta, ndërkohë që mësohet se 54-vjeçari ndodhej pas hekurave për lëndë narkotike.

 

Dyshimet paraprake janë se ka pësuar infarkt, ndërkohë që më parë ka pasur probleme dhe me epilepsinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy