
Ka ndërruar jetë çifti i bashkëshortëve që mbetën të plagosur në aksidentin e shënuar në Rrëshen më 5 tetor.
Çifti i bashkëshortëve P.P dhe P.L ndërruan jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merrnin mjekim prej disa kohësh.
Pavarësisht përkujdesit mjekësor ata nuk munden t’ju mbijetojnë plagëve të marra dhe gjetën vdekjen në spitalin e Traumës në Tiranë.
Në këtë aksident tragjik u përfshinë dy makina, në fillim ndërroi jetë drejtuesi i mjetit tip “Ford” shtetasi A.S., 52 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, ndërsa tani ka ndërruar jetë edhe çifti i bashkëshortëve duke e çuar numri e viktimave në tre në këtë aksident tragjik.
Nga ky aksident mbeti i plagosur dhe një person tjetër i cili po merr mjekim ne spital.



