Pas një sherri plagoset me armë Ardit Kërtusha, ish-kandidat për kreun e PS në Durrës

Pas një sherri plagoset me armë Ardit Kërtusha, ish-kandidat për kreun e PS në Durrës

31-vjeçari i cili mbeti i plagosur sot në Durrës është Ardit Kërtusha, ish-kandidat për kreun e Partisë Socialiste.

Ai u qëllua me armë zjarri në këmbë nga disa persona ende të paidentifikuar.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë ndërkohë që i plagosuri është dërguar në spital për të marrë mjekimin e duhur. 

Ardit Kërtusha kandidoi për kryetar të PS Durrës në 2020 dhe më pas u tërhoq nga gara.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy