Avokati Indrit Sefa duke folur në emisionin “FactCheck” theksoi që gjatë mandatit të Klodian Brahos në krye të SPAK-ut, do të kemi shifra shumë më të madha të konfiskimeve. Sefa kërkoi që asetet e sekuestruara nga krimi të shërbejnë në modernizimin e sistemit gjyqësor, ku duhet një infrastrukturë e re dhe moderne.
"Jam totalisht i bindur që do të jetë në të njëtën qëndrim me Dumanin. Do fokusohet më shumë në lidhje me veprave të korrupsionit dhe pastrimin e produkteve të veprave penale dhe hetimin e pasurisë së paligjshme. Është njeri i pakompromis në lidhje me procedimet penale. Kishte një bashkërendim të aleatëve tanë më të rëndësishëm. Mendoj që politika donte tjetër emër. Gjatë mandatin të z. Braho do kemi shifra goxha shumë më të mëdha të konfiskimeve, që është edhe pasojë e punës së nisër. Asetet do jenë në vlera shumë herë më të larta. Do kërkoja që asetet e konfiskuara nga krimi duhen të shërbejnë për modernizimin e sistemit gjyqësor. Kemi nevojë për infrastrukturë të re moderne në gjithë sistemin gjyqësor shqiptar".



