Përplasen tre të mitur me monopatinë, njëri prej tyre i moshës 11-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë me dëmtime në kokë.
Burime nga grupi hetimor shpjegojnë për MCN, se në momentin e përplasjes dy monopatinat po lëviznin përmes bulevardit “Dëshmorët e Kombit” nga Kryeministria në drejtim të Ministrisë së Brendshme.
Ndërkohë mjeti që i aksidentoi, po qarkullonte në unazë nga rruge Elbasanit në drejtim të zonës së Bllokut. Ekspertiza ende nuk ka mbyllur e plotë por nga verifikimet paraprake dyshohet se të miturit të nuk kanë respektuar sinjalistikën, semaforin e vendosur në kryqëzimin e hotel Dajtit.



