Shkodër, i riu plagos veten aksidentalisht

Shkodër, i riu plagos veten aksidentalisht

Një shtetas ka mbetur i vetëplagosur në njësinë Postribë në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 24:00 në momentin e ndërrimit të viteve. Një person në moshë të re është vetëqëlluar me armë zjarri në këmbë në mënyrë të pavullnetshme.

I riu menjëherë është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se i riu nga Postriba është vetëplagosur në këmbë por duke mos patur kështu rrezik për jetën.

Pas vetëplagosjes menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë duke nisur punën për hetimin e ngjarjes. Pas hetimeve paraprake policia vendore e Shkodrës ka arritur që të arrestojë personin që u vetëplagos i cili mbante me vete një armë zjarri pa leje.

Arrestimi ka ardhur pasi i vetëplagosuri është detyruar që të shkojë në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore. Shtetasi i vetëplagosur ka qenë në rrugë në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Papritur arma e zjarrit pistoletë që mbante me vete është shkrepur duke marrë kështu plumbin në këmbë. Policia e Shkodrës ka shoqëruar edhe personat e tjerë minoren që e shoqëronin të cilët deklaruan se i riu është vetëplagosur në mënyrë aksidentale.

Policia është duke hetuar ngjarjen për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të saj për shkaqet që çuan në vetëplagosjen e të riut nga Postriba gjatë natës së ndërrimit të viteve kur të gjithë po festonin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy