Sulmet e Iranit/ Karamuço: U tentua hakerimi i bankave. Një ish-prokuror kandidat për të marrë drejtimin e SHISH-it  

Sulmet e Iranit/ Karamuço: U tentua hakerimi i bankave. Një ish-prokuror kandidat për të marrë drejtimin e SHISH-it  

Pedagogu i Kriminalistikës Ervin Karamuço deklaroi në MCN Live se hakerat iranianë kanë tentuar hakerimin e bankave të nivelit të dytë në Shqipëri, por pa sukses.

Sipas tij iranianët duhan që njerëzit të besojnë se bankat janë të pasigurta dhe të krijojnë destablitet.

Ndër të tjera Karamuço bëri me dije se po mendohet për një drejtues të ri të SHISH-it në Shqipëri dhe kandidati më potencial është një ish-prokuror.

Nuk duhet që Prokuroria ta ndiqte këtë çështje, por SPAK-u. Ne nuk kemi ende një raport paraprak në lidhje me çfarë ka ndodhur. Raporti i FBI-së është drithërues, ku flitet për shumë mangësi të sisteme tona. Këto ditë ka pasur tentativa për hakerime të bankave të nivelit të dytë. Kanë sulmuar me hakerim, por s’ia kanë arritur qëllimin. Flitet edhe për korporata që janë sulmuar, disa mund të jenë thyer dhe kanë marrë informacione. Bankat janë shumë të sigurta. Ata duan të hedhin në tregun mediatik lajme të pavërteta, që njerëzit të besojnë që bankat janë të pasigurta dhe të krijojnë destabilitet. Policia është inkoherente, njëherë thotë që nuk janë informacione të rrezikshme, pastaj thotë mos i publikoni. Është një skenar i mirëfilltë, kanë 14 muaj që punojnë. SHISH ende është pa një drejtues që është me shkollim jashtë. Kemi një drejtues të komanduar. Ka pasur një takim mes Ramës dhe Presidentit të Republikës. Po mendohet një drejtues të ri, kandidat potent është një ish-Prokuror dhe po mendohet të emërohet shumë shpejt. Disa prej sistemeve dyshohet se kanë pasur edhe bashkëpunëtor të brendshëm. Ne kemi pasur në mënyrë të ndërgjegjshme ose jo, persona nga brenda. Sistemet Policore është shumë e vështirë sepse janë shumë të pavarura dhe autonome. Këto duhen hetuar. Nuk kemi ende të arrestuar. Duhet të kërkojmë përgjegjësi”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy