Fier/ Kthyen shtëpinë në laborator kanabisi, 2 në pranga, 2 në kërkim

Fier/ Kthyen shtëpinë në laborator kanabisi, 2 në pranga, 2 në kërkim

Një laborator droge është zbuluar në qytetin e Fierit. Shtëpia e një 52-vjeçari me inicialet A.K, i shpallur në kërkim, kishte përshtatur banesën e tij me aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndës narkotike, ku kishin mbjellë 312 fidanë  Kanabis.

Për pasojë në pranga kanë rënë A.K., 22 vjeç dhe Q.K., 48 vjeçe, e ndërsa janë shpallur në kërkim pronari i shtëpisë dhe F.B., 33 vjeç, banues në Kosovë.

Uniformat blu bëjnë me dije se këta persona kishin bërë edhe lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin e paisjeve, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike, e për pasojë janë vënë në hetim 3 elektricistë. Këta të fundit, të identifikuar s G.M., E.M. dhe B.Q., akuzohen për shpërdorim detyre,

"Gjatë kontrollit të banesës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 312 fidanë  të dyshuar Kanabis, të kultivuara, pajisjet të cilat kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike si dhe një pajisje presimi, gërshërë etj", njofton policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy