Të paktën 3 persona kanë mbetur të lënduar pas përplasjes së dy automjeteve në rrugën e Kombit.
Aksidenti ndodhi mesditën e së dielës në segmentin Rubik-Rrëshen, ku përplasen dy makina njëra me targa të Kosovës dhe tjetra shqiptare.
Siç duket nga pamjet, përplasja ka qenë e fortë, duke sjellë përmbysjen në mes të rrugës të njërës prej makinave, ndërsa mjeti tjetër përfundoj jashtë rruge.
Të dëmtuarit u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin e Mirditës, ku një grua ndodhet në gjendje më të rëndë për jetën.
Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.



