
Policia turke ka sekuestruar një sasi të madhe droge në një operacion të finalizuar së fundi me disa të arrestuar.
Mediat turke raportojnë se policia ka kapur 1.8 tonë drogë.
Mësohet se sasia e drogës ndahej në 60 kilogramë heroinë, ndërsa pjesa tjetër e konsiderueshme përbëhej nga lëndët narkotike të llojit “kanabis” dhe “kokainë”.
Bëhet me dije se Policia turke kishte patur më parë informacione mbi ngarkesën në fjalë që do të kalonte përmes Shqipërisë.
Hetimet për goditjen e këtij grupi kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria në Turqi kishin nisur prej gjashtë muajsh. Sipas autoriteteve, lënda narkotike ishte fshehur mes materialeve të tekstileve, në kamionët që vinin nga Shqipëria.
Nuk ka ende detaje rreth emrave dhe kombësisë që kanë personat e arrestuar.



