Kërkohej nga policia e Kosovës/ Arrestohet në Durrës 42-vjeçari nga Gjakova

Kërkohej nga policia e Kosovës/ Arrestohet në Durrës 42-vjeçari nga Gjakova

Policia e Durrësit ka njoftuar se një 42-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin.

Arrestimi i B.C., 42 vjeç, nga Gjakova, është bërë pasi Gjykata Themelore Prizren ka lëshuar urdhër-arresti në ngarkim të shtetasit B. C., për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet nga strukturat e DVP Durrës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, një 42 vjeçar.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar si dhe planit të masave gjatë sezonit turistik, për parandalimin e veprave penale në fushën e vjedhjeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZKQ Interpol Tirana, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit kosovar B. C., 42 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë.

Arrestimi provizor i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Themelore Prizeren ka lëshuar urdhër-arresti në ngarkim të shtetasit B. C., për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.

Ky shtetas është i dyshuar për disa vepra penale si vjedhje, vjedhje të rënda, grabitje dhe posedim të substancave narkotike.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me ILECU Kosovë, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy