Lëvizte me taksi me armë me vete, arrestohet i riu në Tiranë

Lëvizte me taksi me armë me vete, arrestohet i riu në Tiranë

“Destinacioni” u kodua një operacion i policisë së Tiranës gjatë të cilit u vu në pranga një person i cili lëvizte me taksi me armë zjarri me vete.

Si rezultat i të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një person lëvizte me taksi, me armë zjarri, efektivët e komisariatit Nr. 4 finalizuan operacionin gjatë të cilit u ndalua në Rrugën e Dibrës, taksia me të cilën lëviznin shtetasi P. Gj., 23 vjeç dhe kushëriri i tij, shtetasi Xh. Gj., 24 vjeç, të dy banues në Lezhë. 

Nga kontrollet, në çantën e 23-vjeçarit, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion.

Në përfundim të veprimeve procedurale në lidhje me këtë rast, shtetasi P. Gj. u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa 24-vjeçari u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy