
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 3206 raste pozitive me koronavirus.
Pozitiviteti i rasteve për ditën e shtunë është 26,97%.
Sipas njoftimit, ky rezultat ka dalë nga testimi i 11,883 të dyshuarve për koronavirus.
Ndërkohë, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Numri i rasteve aktive ka arritur në 15,245, ndërkaq numri i të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit ishte 357.



