Po transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen tre persona në Korçë

Po transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen tre persona në Korçë

Policia e Korçës ka goditur një tjetër rast në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në kuadër të operacionit “Perimetri”, efektivët e Korçës kanë arrestuar në flagrancë tre persona, të cilët po transportonin me dy makina nëntë emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës. 

Sipas policisë, të arrestuarit janë shtetasit me iniciale L. P, 38 vjeç, F. F, 20 vjeç dhe K. Gj, 26 vjeç, të tre banues në Shkodër.

Këta persona kundrejt përfitimit financiar u kishin premtuar emigrantëve kalim në vendet e Bashkimit Europian.

Shqipëria është kthyer vitet e fundit në një portë hyrëse për emigrantët, të cilët synojnë të depërtojnë më pas drejt vendeve perëndimore.

Policia Kufitare në bashkëpunim me shërbimet partnere pothuajse çdo ditë ka goditur raste të trafikimit të klandestinëve, kryesisht të atyre që vijnë nga Siria, Iraku por edhe nga Bangladeshi.

Kujtojmë se vetëm në vitin 2019 në Shqipëri janë regjistruar gati 12 mijë shtetas nga vendet e Lindjes së Mesme.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy