Shisnin kokainë në Pogradec, në pranga 25-vjeçari, procedohet penalisht e dashura

Shisnin kokainë në Pogradec, në pranga 25-vjeçari, procedohet penalisht e dashura

Një person ka përfunduar në prangat e policisë së Pogradecit pasi është kapur me doza kokaine gati për shitje, ndërsa ka nisur hetimi për bashkëjetuesen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, finalizuan me sukses operacionin e koduar "Mesnata", si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 25 vjeç, banues në Pogradec dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen D. T., 24 vjeçe, banuese në Pogradec.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se shtetasi i mësipërm ushtronte aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, shërbimet e policisë organizuan veprimet dhe ushtruan kontroll në banesën e tij, në lagjen nr. 1 Pogradec.

Si rezultat i kontrollit, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe një sasi lekësh të prerjeve të ndryshme.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore, rezultoi se 24-vjeçarja, bashkëjetuesja e shtetasit M. M., nuk kishte kallëzuar këtë aktivitet kriminal, në organet kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Moskallëzimi i krimit".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy