Një aksident është shënuar mesditën e stome në zonën e Nartës në qytetin bregdetar të Vlorës. Burime për MCN Bëjnë me dije se një automjet tip “Opel” ka humbur kontrollin duke u përplasur me pemën dhe për pasojë mjetit është kthyer përmbys. Mësohet se drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu aksidenti ka shkaktuar trafik pasi kjo është një rrugë e rëndësishme që të çon drejt plazhit te Zvërnecit.



