
Një 57-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane, pasi u kap me lëndë narkotike të llojit kokainë në makinën e tij. Sipas mediave italiane, 57-vjeçari me banim në Terni është një person i njohur për policinë.
Ai kishte fshehur gjysmë grami kokainë në xhepin e pantallonave, ndërsa 17 doza të tjera i kishte futur në makinë. Policia gjeti një sasi lënde narkotike edhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij.
57-vjeçari shqiptar do të qëndrojë në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, deri në momentin e shpalljes së vendimit nga gjykata.



