Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Shkodër-Bushat, ku janë përfshirë katër automjete.
Sipas informacioneve mësohet se në aksident janë përfshirë tre makina, një veturë, një kamionçinë dhe një fouristradë.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa shkak dyshohet humbja e kontrollit nga drejtuesi i fouristradës.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Trafiku në këtë zonë është zhytur në kaos, nisur edhe nga fakti se është ditë e shtunë dhe sezon turistik.



