
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar dy viktima si pasojë e COVID-19.
Në raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, raportohet se poashtu nga testimi i 3.285 mostrave të dyshuara, 38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Ndërkohë janë regjistruar si të shëruar 185 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.379.
Në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 1.895.



