Kërcënonte se do të vriste nusen e djalit, arrestohet 65-vjeçari në Lezhë

Kërcënonte se do të vriste nusen e djalit, arrestohet 65-vjeçari në Lezhë

Prangoset një 65-vjeçar në Lezhë, pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nuses së djalit dhe e kërcënonte se do ta vriste.

Policia ka ndërhyrë në kohë duke parandaluar përshkallëzimin e ngjarjes dhe ka arrestuar 65-vjeçarin.

Po ashtu, policia ka sekuestruar 2 armë gjahu dhe municion luftarak në banesën e të arrestuarit. banues në Ishull, Shëngjin.

“Ky shtetas në banesë, në prezencë të dy nipërve të mitur, ushtronte  dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së djalit të tij duke e kërcënuar se do ta vriste me armë zjarri. Policia me marrjen e njoftimit ka ndërhyrë menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës  dhe ka vënë në pranga autorin” njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy