Aksidentoi për vdekje efektiven e sigurisë në Portin e Durrësit, arrestohet shoferi i trajlerit

Aksidentoi për vdekje efektiven e sigurisë në Portin e Durrësit, arrestohet shoferi i trajlerit

Policia e Durrësit ka arrestuar shoferin e trajlerit, i cili ditën e djeshme aksidentoi për vdekje punonjësen e sigurisë në Portin e Durrësit, 25-vjeçaren Arkineda Haskasa. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15:30 brenda ambienteve të Portit, ku viktima punonte si punonjëse sigurie.

Sipas dëshmitarëve, punonjësja po qëndronte në sheshin e portit pasi ishte në detyrë ndërsa trajleri i tonazhit të rëndë e ka tërhequr për disa metra zvarrë atë. Drejtuesi i trajlerit është një 39-vjeçar nga Kosova. “Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 39 vjeç, banues në Malishevë, Kosovë, pasi më datë 07.01.2021, në ambientet e portit, duke drejtuar mjetin tip ‘Man’ (trajler), ka aksidentuar shtetasen A. H., 25 vjeçe, e cila për pasojë ndërroi jetë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy