Qëllohet me armë para shtëpisë së tij publicisti grek Stefanos Chios

Qëllohet me armë para shtëpisë së tij publicisti grek Stefanos Chios

Botuesi dhe publicisti grek, Stefanos Chios të hënën në mëngjes është qëlluar me armë zjarri në hyrje të shtëpisë së tij.

Referuar mediave greke, Chios është qëlluar në momentin kur po kthehej në shtëpi në orët e para të mëngjesit kur persona të paidentifikuar i kanë zënë pritë dhe e kanë qëlluar me armë zjarri.

Mësohet se gazetari është qëlluar me një plumb në qafë dhe një në brinjë, ndërsa burimet nga stafi mjekësor bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.

Mediat shkruajnë se ai u shpëtoi plumbave falë bllokimit të armës së një prej autorëve dhe shpërqëndrimit të autorit tjetër nga thirrjet e gruas së gazetarit, e cila doli menjëherë nga shtëpia për të parë se ç’po ndodhte.

Autorët e krimit arritën që të largoheshin nga vendngjarja dhe janë shpallur në kërkim edhe pse deri tani nuk ka asnjë të ndaluar.

Hetimet për atentatin ndaj gazetarit po kryhen nga Departamenti i Krimeve Kundër Jetës në Policinë e Atikës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy