Publikohet fotoja e 2 shtetaseve ruse që humbën jetën në resortin në Kavajë (FOTO)

Publikohet fotoja e 2 shtetaseve ruse që humbën jetën në resortin në Kavajë (FOTO)

Lajmi për ngjarjen tragjike që ndodhi mbrëmjen e së premtes në një hotel në zonën e Qerretit në Kavajë ku humbën jetën 4 turistë rusë, ka marrë edhe vëmendjen e mediave ruse. Këto të fundit, kanë publikuar fotot e dy prej viktimave që ndërruan jetë, nënë e bijë, Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.

Të afërmit e katër viktimave janë shprehur se askush prej tyre nuk konsumonte alkool ose lëndë narkotike. Shkaku i vërtetë i vdekjes pritet të përcaktohet pas ekspertizës mjeko-ligjore. 31-vjeçarja dhe i fejuari i saj, i cili po ashtu u gjet i vdekur, do të martoheshin pas pushimeve që çifti kishte nisur prej disa ditësh me prindërit e të resë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në një resort në Qerret të Kavajës. Viktimat janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy