Një 24 vjeçar në Durrës u arrestua nga policia për shpërndarje të lëndëve narkotike kokainë.
Gjatë kontrollit në automjetin e tij, oficerët sekuestruan 11 doza kokainë të cilat shtetasi me iniciale E.P. i shiste në lagjen nr. 1 në Durrës.
Gjithashtu policia sekuestroi 1 peshore elektronike, 2 automjete, 2 telefona celular dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
“Në vijim të operacioneve të shumta për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i një hetimi disajavor të ndjekur me metoda speciale të hetimit, arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Durrës”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".



