
Një trup i pajetë është gjetur pasditen e së shtunëës në ujërat e liqenit Fierzë-Koman. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet që kufoma i përket shtetases Z. G., 78 vjeçe, banuese në fshatin Bukovë, Tropojë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:30, në vendin e quajtur Ura Dushaj, në ujërat e liqenit Fierzë-Koman, Tropojë, është gjetur trupi i pajetë i shtetases Z. G., 78 vjeçe, banuese në fshatin Bukove, Tropojë.
Nga kqyrja paraprake, në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhune.
Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase vuante nga probleme të shëndetit mendor.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



