
Policia e Mallakastrës ka vënë në pranga një 53 vjeçar i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
Sipas njoftimit të uniformave blu, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në Ballsh, ku shtetasi A.M., 53 vjeç, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 15 vjeçe.
Njoftimi Mallakastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 53 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, për një shtetas të mitur 15 vjeç, banues në Ballsh, pasi me anë të kanosjes, i ka marë një shumë parash, një shtetaseje të mitur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



