
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Shëngjin. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur.
Burimet nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se i plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa mësohet se ka marrë një plumb në këmbë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.



