Një vajzë 18 vjeçe me inicialet Sh.R nga qyteti i Shkodrës ka tentuar të kryejë vetëvrasje në kushte të rënduara psikologjike.
E reja ka pirë mbidozë medikamentesh dhe tashmë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Sipas bluve të qytetit verior, vajza prej kohësh kanosej nga ish-i dashuri, i identifikuar me inicialet A.D. 20 vjeç.
Mësohet se dy të rinjtë kanë komunikuar vazhdimisht në rrjetin social “Facebook” dhe dyshohet se mes tyre ka pasur një lidhje, por për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të 18-vjeçares, nuk bëhen me dije detaje të tjera.
Ndërkohë ndaj 20-vjeçarit nisi procedimi penal dhe ai është shpallur në kërkim nga policia, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për ndjekje të mëtejshme.



