
Një vajzë adoleshente në Dibër ka shkuar e plagosur me armë zjarri në spital.
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se rreth orës 17.00, është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë një shtetase rreth 16-vjeçe, banuese njësinë Administrative Kastriot.
Bazuar në deklarimet paraprake të familjarëve të saj, dyshohet se e reja është vetëplagosur me armë gjahu.
Lidhur me këtë rast grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes



