Akuzohen për vepra të ndryshme penale, 4 të arrestuar në Durrës

Akuzohen për vepra të ndryshme penale, 4 të arrestuar në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 4 persona për vepra të ndryshme penale.

Bëhet me dije se në prangat e policisë ka rënë 63-vjeçari me iniciale S/K pasi ka vjedhur produkte ushqimore në banesën e një tjetër shtetasi.

Po ashtu në prangat e policisë ka rënë një 39-vjeçar me iniciale R. K.,  pasi ka kanosur dhe dhunuar bashkëjetuesen e tij.

A. D., 27 vjeç, banues në Durrës është arrestuar pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasin E. B., që udhëtonte me biçikletë.

Njoftimi i policisë: DVP Durrës/Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Vjedhja", shtetasin S. K., 63 vjeç, banues në fshatin Bishqem, Peqin, pasi ka vjedhur disa produkte ushqimore, në banesën e shtetasit S. K. Nga veprimet hetimore rezulton se ky shtetas, më datë 15.07.2022, ka vjedhur produkte të tjera ushqimore, në banesën e shtetasit Q. G. 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Postën e Policisë Manzë ndaluan shtetasin R. K., 39 vjeç, banues në fshatin Hamallë, Durrës, i shpallur në kërkim për veprat penale "Kanosja" dhe "Dhuna në familje", pasi ka kanosur dhe dhunuar bashkëjetuesen e tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", shtetasit:

E. D., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. H., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve;

A. D., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasin E. B., që udhëtonte me biçikletë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy