Gazetari Almer Toska thotë se gradat në Policinë e Shtetit u shitën dhe se personi që qëndron pas këtij procesi është Neritan Nallbati.
Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se gjithë komisariati nr.2 në Tiranë u shkri pasi ndaloi shokun e ngushtë të Ilir Prodës, i cili ishte person në kërkim dhe kishte dalë në përgjime.
Nëse Ilir Proda është sot në krye të Policisë së Shtetit, është falë një interesi të ngushtë që ka një njeri aty, që është truri i gjithë pisllëqeve që ndodhin në Policinë e Shtetit,
Neritan Nallbati i përfolur për lidhje me bandat e Durrësit, ka komanduar dhe drejtuar të gjithë operacionin e shpërndarjen e gradave. Ka pasur shpërndarje të pikëve se si do të zgjidheshin ata që do të merrnin gradat.
U bllokuan gradat për 5 vjet, nëse nuk zotëron një gradë si drejtues i parë, nuk mund të marrësh post të rëndësishëm në Policinë e Shtetit. Procesi i ndarjes së gradave është procesi më fiktiv i mundshëm, ku 70% nuk e kaluan testin me shkrim, e lanë në mënyrë fiktive që përzgjedhja të bëhej tek testi me gojë, ku komisioni drejtohej nga Neritan Nallbati.
Pjesa më e madhe e atyre që janë drejtues të policisë, kanë kaluar nëpër këtë proces fiktiv. Nëse Ilir Proda është këtu ku është, është se e do politika, jo se e ka merituar të jetë aty për shkak të aftësive, janë lobingjet që e kanë sjellë Ilir Prodën në krye.
Ka qenë një njeri kyç që e ka administruar procesin, testin me shkrim nuk e kanë kaluar të gjithë dhe këta njerëz janë kualifikuar te testi me gojë. Nuk kanë kaluar testin me gojë. Shumica e drejtuesve të policisë nuk zotërojnë gjuhën e huaj.
Të gjitha zullumet dhe akuzat bien mbi Neritan Nallbatin i cili e kontrolloi këtë proces. E gjithë skema e ngritur në dhënien e gradave, na çon në rastin që jemi sot që Ilir Proda është drejtues dhe ka peshën e akuzave dhe kritikave për atë që po ndodh në Policinë e Shtetit.
Komisariati nr.2 në Tiranë u shkri, një komisariat i tërë u shkri pasi ndaloi shokun e ngushtë të Ilir Prodës, i cili ishte në kërkim se dilte në përgjimet e Sky.
Altin Morina shëtiste i lirë në Tiranë, efektivët e komisariatit nr.2 e arrestuan, pa urdhër, të gjithë këta efektivë pse u arrestua Altin Morna që ishte shpallur në kërkim.
Altin Morina është emri që shkriu një komisariat i gjithë në Tiranë që nuk kishte ndodhur më parë.



