
Në Tiranë sonte qytetarët janë sensibilizuar me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Kosovë, ku u dhunua një e moshuar nga infermieria në shtëpinë e të moshuarve në Pejë.
Dhjetëra sosh janë mbledhur në Sheshin Skënderbej, dhe kanë vendosur fletushka me shprehje përkrahëse ndaj të moshuarës.
Qytetarët që u mblodhën në sheshin 'Skëndërbej' lanë dhe disa mesazhe të shkruara në pankarta ku shkruhej: “Të dua nënë”, “Familja, pasuria jonë”, “Kërko falje, e nuk të falim dot” e “Stop Dhunës”.
Sakaq, pritet që të bëhet edhe një marshim drejt Sheshit Nenë Tereza.



