
Një grup krijuesish videosh po padit YouTube dhe kompaninë Google, duke pretenduar se diskriminojnë videot me temë LGBT dhe krijuesit e tyre.
Grupi pretendon se YouTube kufizon reklamimin në videot LGBT, arritjen dhe zbulueshmërinë e tyre.
YouTube ndërkohë është shprehur se orientimi seksual dhe identiteti gjinor nuk luajnë asnjë rol në vendimin nëse videot mund të fitojnë të ardhura nga reklama apo të shfaqen në rezultatet e kërkimit.
Grupi shpreson se një juri në Kaliforni do ta dëgjojë çështjen e tij.
Veprimi juridik përfshin një gamë të gjerë ankesash, ndër të cilat thuhet se YouTube:
- heq reklamën nga videot që shfaqin "fjalë shkaktuese" siç janë "gay" apo "lezbike";
- etiketon videot me temë LGBT si "të ndjeshme" ose "për të rritur" dhe i kufizon ata të shfaqen në rezultatet e kërkimit ose rekomandimet;
- nuk bën sa duhet për të filtruar ngacmimin dhe gjuhën e urrejtjes në seksionin e komenteve etj.
Ankesa është paraqitur nga një grup krijuesish videosh nga ShBA-ja ku përfshihen: këngëtarja Bria Kam dhe aktori Chrissy Chambers, të cilët drejtojnë një kanal të përbashkët në YouTube me më shumë se 850 000 abonentë; Amp Somers, i cili prodhon video për edukim seksual; Chase Ross, i cili dokumenton përvojat e tij si një njeri transgjinor; Lindsay Amer, i cili prodhon video arsimore me temë LGBT. /BBC/



