Ndalimi i qarkullimit për shkak të pandemisë së koronavirusit në vendin tonë nuk i ka ndaluar aksidentet rrugore.
Një 63-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme teksa po udhëtonte me biçikletë, i cili u përplas nga një automjet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:35, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, por mësohet se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes
"Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit", bëjnë me dije uniformat blu.



