Shpërndante droga të forta, vihet në pranga një person në Durrës

Shpërndante droga të forta, vihet në pranga një person në Durrës

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes në doza, të drogave të forta në Durrës, duke u vënë në pranga një i ri.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, të mbështetura nga inteligjenca informative, kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast të shpërndarjes në doza të drogave të forta, për të cilin u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës.

Gjatë kontrollit, 31-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në disa doza, të gatshme për shitje.

Në momentin e arrestimit shtetasi S. S., mbante edhe një mjet prerës (biçak) që gjithashtu iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy