Kapet hajduti i biçikletave në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje

Kapet hajduti i biçikletave në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje

Një 35-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi gjatë muajit maj ka vjedhur të paktën 3 biçikleta.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, për zbardhjen e rasteve të vjedhjes, Komisariati i Policisë Durrës ka zbardhur 3 raste të vjedhjes së biçikletave, të kryera gjatë muajit maj, në qytetin e Durrësit.

Drupal Ad

 

 

 

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua autori i dyshuar, shtetasi Safet Tala, 35 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshje që ky shtetas i përdorte gjatë vjedhjeve.  Vijon puna hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi Safet Tala.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy