Sali Berisha paraqitet në SPAK, rendit aferat e qeverisë: 40 milionë euro për Kayo-n

Sali Berisha paraqitet në SPAK, rendit aferat e qeverisë: 40 milionë euro për Kayo-n

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në SPAK në kuadër të masës së sigurimit “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij.

 

Berisha u prit nga një grup mbështetësish para ambienteve të SPAK, si edhe disa prej deputetëve të Partisw Demokratike, të cilët ndaloi që t'i takonte.

 

Në një prononcim për media, pas daljes nga SPAK, Berisha, ka sulmuar SPAK-un, duke e krahasuar ambientin me një zonë infeksioni ku dosjet e Edi Ramës kundërmojnë në të katër anët. 

 

Ai renditi një sërë skandalesh dhe aferash, duke përfshirë çështjen e inceneratorëve, Portin e Durrësit, çështjen Becchetti dhe fondet e AKSHI-t e IPARD-it.

 

A duhej thirrur për 400 milionë euro të zhdukura për inceneratorët? Asnjë nga djegësit, që shkojnë në total 400 milionë euro, nuk punon, nuk ekziston. Të gjitha me firmën e tij dhe Edi Rama vazhdon të vjedhë shqiptarët. A duhej thirrur Edi Rama në këtë seksion të PS, për portet e Shqipërisë, për portet e Durrësit dhe portet e tjera që janë afera më e madhe e korrupsionit në Evropë, që shkojnë të paktën katër miliardë euro?

 

Por shkojnë edhe miliarda euro gjoba për shqiptarët në çmimet e të gjitha mallrave që blejnë, pasi gjer para pak vitesh, ata mallrat i merrnin nga portet e tyre, kurse sot paguajnë çmimin e transportit të mallrave nga portet e vendeve fqinjë. Dhe kjo është një nga arsye se pse çmimet në Shqipëri rriten në mënyrë stratosferike. Por përveç kësaj, për ndërtimin e portit në Porto Romano, shqiptarët duhet të paguajnë nga taksat e tyre 1.2 miliardë dollarë. A duhej të pyetej Edi Rama nga skllevërit e tij në këtë institucion për rrugët që ndërtohen me çmime 6 deri në 10 herë më të larta se në Evropë? A duhej të pyetej Edi Rama për gjobën prej 120 milionë euro që i bëri shqiptarëve me aferën Beketi?

 

A duhet të pyetet Edi Rama për kontratën me të cilën gjobit shqiptarët me 130 milpionë, dhe anulimi i së cilës do të kushtojë 700 milionë euro sepse Rama do të marrë aksionet e tij? A duhet të pyetet Edi Rama për takimin në Aruba, në të cilin morën pjesë trafikantët, ndërtuesit, dhe morën pjesë të dërguarit e Edi Ramës, emrat e të cilëve i mbajnë sekret skllevërit e tij? A duhej të pyetej Edi Rama për AKSHI-n, në të cilin familjarisht ka grabitur mbi 600 milionë euro? A duhej të pyetej Edi Rama për KAYO-n e tij, në të cilin i jep kompanisë 40 milionë euro, blen makinat dhe ato makina i blen qeveria? A ndodh në botë një skemë e tillë vjedhje si këtu?

 

Berisha përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy